Nxënësit japin maturën shtetërore

Pjesa e obligueshme e maturës shtetërore që zbatohet tashmë pesë vite me radhe do të mbahet sot, ndërsa pjesa zgjedhore më 12 qershor me ç’rast do të përfshihen 97 shkolla të mesme publike dhe shtatë private në Republikën e Maqedonisë për nxënësit e arsimit të mesëm gjimnazist, artistic dhe professional.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur pas verifikimit të Qendrës shtetërore të provimit pas paraqitjeve të parashtruara nga ana e shkollave të mesme arrin 19.052 nxënës. Prej tyre 12736 për gjuhën dhe letërsinë maqedone, 5791 për gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe 411 për gjuhën dhe letërsinë turke.

Lënda zgjedhore do të zbatohet më 12 qershor (të marten) të vitit 2012. Për lëndën  zgjedhore të pjesës eksterne të maturës shtetërore janë paraqitur 16751 kandidatë për gjuhë të huaj, 2208 – matematikë, 62 për estetikë dhe 24 kandidatë për filozofi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button