VIDEO Lëvizja Vetëvendosje pret Ban Ki Mun-in me protesta

Lëvizja Vetëvendosje e pret me protesta vizitën e sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun.
Në selinë e UNMIKU-t, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkruar parullën UN FAIR! (i padrejtë). Mësohet se gjatë protestës ka ndërhyrë policia e Kosovës, e cila, sipas aktivistëve ka përdorur sprej lotësjellës ndaj tyre.

Erzen Vraniçi, sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se policia e Kosovës ka përdorur dhunë të tepruar ndaj aktivistëve, por për momentin nuk ka pasur të arrestuar. Vetëm një ditë më parë, Vetëvendosje akuzoi shefin e OKB-se, Ban Ki Mun se ai nuk e njeh Kosovën si shtet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button