Digjet një lagje rome në Podgoricë

Në lagjen Konik të Podgoricës, sot në mëngjes shpërtheu zjarr në të cilin është djegur pjesa më e madhe e lagjes rome, ndërsa situata për momentin është vënë nën kontroll, kumtoi kryeshefi i shërbimit për shpëtim Radomir Pjeshçiç.

“Situata është nën kontroll. Tani për tani nuk kemi informata se ka të pësuar apo lënduar”, tha Pjehçiç. 

Sipas tij zjarri shpërtheu në lagjen rome Kamp 1, ndërsa ekipet zjarrfikëse brenda dhjetë minutash mbërritën në vendngjarje, rreth orës 6.00.

“Pjesa më e madhe e lagjes rome është djegur nën erërat  e forta. Ekipet tona janë intensifikuar në mbarë rajonin që u përfshi nga zjarri”, tha Pjeshçiç. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button