Saraçini i kundërpërgjigjet RDK-së: do hapim zona të lira edhe në Kërçovë e Strugë

BDI sot iu kundërpërgjigj akuzave që dje në adresë të saj i lëshoi RDK-ja opozitare. Një parti e vogël me ambicie lokale mundohet të merret me punë të mëdha, deklaroi ministri i ekonomisë Valon Saraçini në pres konferencën për shtyp të mbajtur në Shkup.

Fatkeqësishtë, Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon të funksionojë në mënyrën e vjetër të saj me tentim manipulime dhe spekulime të opinionit, por kësaj rradhe ato dëshmuan se kjo është për shkak se janë në botën e “ telenovelave “ në të cilat funksionojnë spekulimet , intrigat dhe manipulimet, tha Saraçini. 

Saraçini tha se bota reale sidomos sfera e ekonomisë funksionon vetëm në bazë të fakteve dhe jo gënjështrave dhe gjysëtëvërtetave. Prandaj për dallim nga një letër e shkruar nga një parti e cila mundohet që me anën e manipulimt të opinionit të fitojë atë që humbën në teren e që është rezultat i mospasjes së ofertës reale dhe veprimit përçarës të kësaj partie, Bashkimi Demokratikë për Integrim fuksionon vetën në bazë të vizionit, punës, transparencës dhe fakteve. 

“Është e vërtetë se kohëve të fundit ka një rritje të interesimit të investitorëve të huaj për investime të drejtëpërdrejta në vendit tonë dhe kjo është një fakt që gëzon për shkak se është një dëshmi për kushte të mira të krjuara në vend për investime të huaja të krijuara me anën e reformave në sferën e ekonomisë. Ajo që nuk është e vërtet në këtë letër të kësaj partie “të vogël e cila mundohet të miret më cështje të mëdha “ është se “Qeveria e Maqedonisë bën koncentrimin e investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara me joshqiptarë “.  Themi këtë duke u bazuar në disa fakte ; një reformat e bëra në vend vlejn për të gjithë teritorin e shtetit, dy ,    gjatë viteve të fundit jemi duke I avancuar edhe më tepër   pjesën perëndimore të Maqedonisë sidomos me krijimin e disa zonave ekonomike në këtë pjesë,  dëshmi për këtë është  interesimi I madhë dhe paralajmërimet e investitorëve të huaj për investime kapitale në këtë pjesë” shtoi Saraçini. 

Saraçini përmendi të arriturat e resorit që drejton dhe të partisë shqiptare në pushtet BDI. Zona e lirë ekonomike në Tetovë, për të cilën garojnë dy kompani dhe ku sipas studimit që është pranuar nga ana e investitorëve potencial, vërteton punësimin e  5 000 deri më  7 000 punësime të reja dhe ku pritet të investohen 250deri 300 milion euro për një periudhë prej 5 deri më  7 vjeçare.

Ai paralajmëroi edhe hapjen e dy zonave tjera të lira ekonomike, në Kërçovë për të cilën ka vendim qeverie dhe në Strugë për të cilën qeveria do të sjell vendim gjer në fund të vitit, tha Saraçini.

Elementi tjetër të cilën kjo parti e vogël me ambicie lokale, e injoron është investimet në zonën e lirë të Bunarxhikut të cilat në asnjë mënyrë nuk pranojmë se janë investime në rajone pa shqiptarë dhe joshqiptare, realizimi i projektit Tajmishte ku  janë të planifikuara mbi 500 punësime ndërsa investimi i drejtëpërdrejt i huaj do të jetë mbi 100 milion euro, gasifikimi do të shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë dhe asesi nuk do të anashkalojë pjesën veriperëndimore të vendit, tha Saraçini.  

RDK dje akuzoi partinë shqiptare në pushtet për paaftësi që të ndalon koncentrimin e investimeve në rajone të banuara kryesisht me maqedonas.

Qeveria e Maqedonisë po vazhdon edhe më tej praktikën e koncentrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga joshqiptarë, duke shtuar papunësinë mes shqiptarëve dhe humbjen e shpresës së tyre, duke i detyruar ata që të largohen nga vendlindja, akuzuan nga partia shqiptare në opozitë.

“Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të fillimit të ndërtimit të pallateve 42 katëshe dhe qendrës tregtare “Xhevahir hollding” – investim prej 100 milionë euro në komunën “Aerodrom” – dhe investimit tjetër gjerman “Drekslmajer”, në Kavadar, i cili gjatë pesë viteve do të punësojë rreth 4.000 qytetarë. Këto investime pasojnë investimin e firmës “Kromberg & Shubert” në Manastir që do të hap 2.000 vende të reja pune dhe investimin e firmës “Johnson Controls” në Shtip që do të hap 1.400 vende të reja pune. Fatkeqësisht asnjë nga këto investime nuk është në Likovë, Dibër, Strugë, Çair, Saraj, Studeniçan, apo vendbanimet tjera shqiptare ku papunësia dhe ikja nga vendlindja janë dukuri masive” thuhej në kumtesën me shkrim të RDK-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button