Shtrenjtohet regjistrimi i veturave

Për pjesëmarrje qarkullimi në rrugë përveç që automjeti duhet të regjistrohet, të ketë patentë vlefshme shoferi ose vërtetim të vlefshëm për vozitje provuese dhe të jetë me targa të ligjshme, automjetet do të duhet të shënohen me një ngjitëse për regjistrim të realizuar. 

“Qëllimi është personi i autorizuar i MPB-së të mos ketë nevojë ta kontrollojë çdo makinë në qarkullim a është e regjistruar, pasi regjistrimin e makinës do ta shikojë përmes ngjitëses që duhet të jetë në vend të duhur, sigurisht në dritaren e përparme, që paraqet zgjidhje sipas modelit evropian. Me këtë ndaljet do të rrallohen për një përqindje të madhe në interes të policisë dhe të qytetarëve”, tha nënkryetari i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Ngjitësja do të merret gjatë procesit të regjistrimit nga ana e MPB-së. Është e paraparë pasi Ligji të kalojë në Parlament, ky obligim të fillojë një vit pas miratimit të tij, kurse deri atëherë do të bëhen të gjitha përgatitjet.

Rritja e çmimit të regjistrimit, sipas Gjorgjiev nuk do të jetë e madhe, përkatësisht do të jetë simbolike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button