Malta neutrale, por mbështet integrimin e Maqedonisë

Proceset evrointegruese ishin tema kryesore e takimit mes ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki dhe kolegut të tij nga Malta, Tonio Borg, në kuadër të vizitës së tij dyditëshe në Bruksel.

“Edhe përkundër neutralitetit të saj ushtarak, Malta ka mirëkuptim për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Megjithatë, kyçe ishte porosia e zëvendëskryeministres së Maltës për mbështetje të Maqedonisë për vazhdimin e integrimeve evropiane dhe për fillimin logjik të procesit të negociatave me BE-në. Lidhur me këtë, Malta i bashkëngjitet vlerësimeve të numrit të madh të anëtareve të BE-së që pamëdyshme apelojnë në ruajtjen e kredibilitetit të këtij procesi”, tha Poposki. 

Ai shtoi se Maqedonia dëshiron të negocojë për anëtarësim në Bashkimin dhe është jashtëzakonisht e përkushtuar në tejkalimin e të gjitha pengesave bilaterale që qëndrojnë në këtë rrugë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button