Si të krijoni melodi për iPhone

1. Lansoni iTunes dhe zgjedhni këngën të cilën dëshironi ta konvertoni dhe ta ktheni në melodi për iPhone-in tuaj.

2. Klikoni dy herë me butonin e djathtë të miut në atë këngë dhe klikoni “Get Info” që t’i shihni të dhënat e asaj kënge.

3. Përzgjedhni tabin “Options”. Pastaj zgjedhni “Start time” dhe “Stop time” kohën e këngës që dëshironi të jetë si melodia juaj e preferuar në mënyrë që ajo të ekstraktohet dhe të krijohet si melodi. Sigurohuni që gjatësia mos të jetë më shumë se 30 sekonda. Përndryshe, iTunes nuk do ta njoh atë sikur melodi. Kur të jeni gati, klikoni “OK” për ta konfirmuar.

4. Përsëri, me anë të butonit të djathtë të miut klikoni dy herë në këngë dhe zgjedhni “Create ACC Version.”

5. iTunes pastaj automatikisht do të ekstraktoj pjesën e këngës të cilën ju e udhëzuat në hapat e mëparshëm. Kënga e re tashmë ka gjatësi prej vetëm 30 sekondash. Kjo është kënga me të cilën do të punoni prej hapit 6 e më tutje.

6. Pastaj, klikoni sërish me butonin e të djathtë të miut në këngë dhe zgjedhni “Show in Finder” (për Mac) ose “Show in Windows Explorer” (për përdoruesit e Windows). Kjo do t’ju dërgoj te lokacioni i këngës të cilën sapo e keni krijuar.

7. Riemëroni shtesën e kësaj kënge nga “.m4a” në “.m4r”.

8. Pastaj, kthehuni prapë në iTunes. Klikoni dy herë në këngën që sapo krijuat dhe zgjedhni “Delete”.

9. Klikoni “Remove” për ta konfirmuar fshirjen dhe pastaj klikoni “Keep File” kur ju kërkohet. Kjo e udhëzon iTunes-in ta fshij këngën (versionin 30 sekondësh) nga libraria e iTunes-it dhe të mbaj këngën aktuale (origjinale)

10. Shkoni prapë te lokacioni ku e keni riemëruar këngën (.m4r) dhe klikoni mbi të dy herë. Kjo melodi automatikisht do të shtohet në librarinë e melodive të iTunes. Tashmë ju mund ta sinkronizoni melodinë me iPhone-in tuaj duke përdorur iTunes. Shijoni melodinë tuaj të re!

A ishte kjo procedurë e paraqitur mirë për ju? Në rast se keni ndonjë problem, ndihuni të lirë të na shkruani në komente.

Lajme të ngjashme

Back to top button