Ministri gjerman i Evropës për Shqipërinë: të hapen negociatat

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në një artikull për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian thekson se 28 qershori është një datë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi do të vendoset nëse hapen ose jo te negociatave.

Ai shprehet se tashmë është e rëndësishme të merren vendime të mençura, duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeopolitikë dhe strategjikë.

“Krahasuar me gjendjen përpara njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe vetëm pesë viteve shihen hapa gjigandë përpara dhe këtë e konfirmoi së fundmi edhe Komisioni Evropian me rekomandimin e vet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por rruga deri në momentin e anëtarësimit është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra këtu nuk është fjala aspak për një anëtarësim vetvetiu, por për etapën e parë të një turneje të gjatë. Javët e ardhshme diskutimi rreth perspektivave të anëtarësimit – fillimisht në nivel kombëtar, e më pas në atë evropian – do të sillet rrotull çështjes, se cilat vendime politike do të mbështesnin më mirë stabilitetin dhe demokratizimin e mëtejshëm. E rëndësishme është të gjendet baraspesha mes inkurajimit dhe kushteve të qarta. Dhe po kështu e rëndësishme është se ç’sinjal do duhet t‘i dërgojë BE-ja gjithë rajonit, në mënyrë që proceset e vështira të reformave të vazhdojnë të gjejnë mbështetje në popull”, tha Roth.

Megjithatë minstri Roth përcjell sinjale pozitive se çelja e negociatave do të ishte një sinjal inkurajimi dhe shpresë, sidomos për qytetarët dhe se për këtë duhet vlerësuar reforma e thellë dhe e pashembullt në drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button