Konfederata e Sindikatave të Lira filloi fushatë “Rrogë dinjitoze për jetë të denjë”

Konfederata e Sindikatave të Lira sot filloi fushatë për rrogë më të lartë në sektorin publik që titullohet “Rrogë dinjitoze për jetë të denjë” që zhvillohet në rrjetet sociale, mbledhje dhe konferenca në më shumë qytete varësisht nga kërkesa e anëtarësimit, transmeton Portalb.mk.

“Do t’i themi mjaft nënvlerësimit dhe injorimit të sektorit publik, stop diskriminimit dhe presionit politik në sektorin publik, për lëshimin e pozitës nga urdhri personave të fuqishëm dhe punësimin e personave tjerë, për presionet ndaj liderëve të sindikatave”, tha në konferencë për media, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rallpovski.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që aktivitetet të radikalizohen.

Sindikata, siç tha ai, nuk do të largohet nga kërkesa për përputhjen e rrogave në sektorin publik me përqindjen e rritjes së rrogës minimale, rritjen e rrogave në administratën publike pa diskriminim të sektorëve të caktuar gjatë rebalancit të ardhshëm të buxhetit, nga respektimi i marrëveshjeve kolektive veçanërisht në pjesën e koeficientit për pagesë të rrogës.

Si sindikat, potencoi Rallpovski, jemi të shqetësuar nga presioni me të cilin përballen anëtarët tanë për anëtarësim nga shkëputje nga anëtarësimi, kërcënime për masa dënuese nëse nuk veprohet sipas urdhrit të të fuqishmëve, degradimin, manipulimin, shqetësimin psikik, sulmi në organizatat e sindikatave, marrje të dokumenteve të organizatave të sindikatave nga ana e drejtorit të vendosur nga qeveria.

Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske ai tha se rroga mesatare në sektorin publik është diku 18.000 denarë, nga ku më të diskriminuar janë arsimtarët, profesorët, të punësuarit në kopshte dhe shërbyesit shtetëror.

Ai tha se për problemet para dy muajve është biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, por, siç tha, nuk ka përmirësim të punëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button