Argjentina anulon ndeshjen miqësore të futbollit me Izraelin

Argjentina ka anuluar ndeshjen miqësore me Izraelin në kudër të kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, për shkak të asaj që është cilësuar si presion politik për trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Lojtari argjentinas, Gonzalo Higuain, i ka thënë kanalit të sportit, ESPN, se ndeshja është anuluar, transmeton REL.

“Ata më në fund kanë vepruar drejtë”, ka thënë Higuain në një intervistë.

Ambasada izraelite në Argjentinë ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se nuk do të zhvillohet ndeshja miqësore.

Lajmi për anulim është mirëpritur në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button