Në Tunis mbyllen restorantet gjatë kohës së agjërimit

Në Tunis që nga dita e parë e Ramazanit janë mbyllur të gjitha restorantet në kohën kur agjërohet.

Ndonëse Tunisi ende nuk është deklaruar zyrtarisht si vend Islamik institucionet e atjeshme tashmë vetëm se e kanë ndryshuar një politik të tillë.

Si vendi më i prekur nga ky urdhër është një pjesë e quajtur Enn Sar, në qytetin turistik Ariana të cilët janë detyruar ti mbyllin lokalet për ushqim edhe pse nëpër rrugë ka ende turist. “Si tu them klientëve se përgjat ditës nuk mund tju përgadis ushqim?!” u tha policisë një pronar i një restoranti fast-food në Enn Sar. Sipas portalit Business new, përgjigja ishte shumë e qartë “Le ta kenë të qartë se ky është një shtet Islamik”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button