Humb jetën një motorçiklist, tre të plagosur

Një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë përplasjes së dy motorçikletave që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën Boris Kidriç në afërsi të restorantit “Punto verde” në Tetovë.

Njëri nga vozitësit e motorçikletës, i moshës 24 vjeç, fitoi lëndime të rënda dhe menjëherë me automjet të ndihmës së shpejtë u transferua në spitalin klinik të Tetovës, por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë. Është lënduar edhe vozitësi i dytë, si dhe dy kalimtarë rasti, një burrë dhe një grua. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button