Francë, skeleti i dinozaurit shitet për 2,36 milionë dollarë

Një skelet dinozauri i nxjerrë në ankand në Francë është shitur për 2,36 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në CNN, skeleti i vjetër 150 milionë vite i ruajtur thuajse në tërësi i cili u ekspozua në katin e parë të Kullës së Eiffelit në Paris nga ana e shtëpisë së ankandaeve Aguttes, gjeti shitës me 2,36 milionë dollarë.

Skeleti është nxjerrë në gërmimet e kryera mes viteve 2013-2015 në Woming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa është i lartë 2,6 metra dhe i gjatë gati 9 metra.

Shkencëtarët e kanë klaisifikuar atë në mesin e gjallesave karnivore. Rreth 70 për qind e skeletit të tij ishte i padëmtuar.

Komuniteti i Paleontologjisë së Kurrizorëve muajin e kaluar i bëri thirrje shtëpisë së ankandeve Aguttes të anulojë shitjen e dinozaurit të cilit ende nuk i është caktuar lloji.

Aguttes bëri të ditur se një pjesë e të ardhurave nga shitja do t’i dhurohen dy fondacioneve për ruajtjen e botës shtazore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button