Tetovë, në fund të muajit bëhet hapja e bulevardit “Bllagoja Toska”

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë pritet të fillojë në fund të muajit qershor. Kështu thonë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk, të cilët theksjojnë se është bërë edhe vlerësimi dhe kompensimi  i shtëpive që duhet të rënohen në këtë zonë.

“Në fund të muajit do të fillojnë punimet deri në afërsi të shollës tekstile në Tetovë. Do të depërtojmë deri tek urra që më pastaj te vazhdohet deri tek shkolla e mesme tekstile. Pas festës së Bajramit do të punohet në rrënimin e dy objekteve të banimit (shtëpi) të cilat edhe tashmë të njëjtat janë kompensuar tërësisht dhe banorëve me çka edhe bëhet hapja e rrugës deri tek ura e spitalit klinik, ku në këtë mënyrë i jepet fund një problematike të një pjese të madhe të rrugës që më pas të fillohet edhe hapja e rrugës edhe në pjesën tjetër të lumit për procedurën e të cilës do ju njoftojmë në momentin që do fillohet me punë ” thonë nga sektori për komunikacion në Komunën e Tetovës.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se deri në fund të vitit bulevardi do të jetë i hapur.

Ndryshe, tani për tani vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking. 

Banorët për Portalb.mk shprehen të zhgënjyer nga komuna pasi me vite të tëra është vetëm duke folur për këtë projekt, por nuk ka marrë asnjë hapë në realizimin e tij.

Tetovë, vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking (FOTO+VIDEO)

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska“ do të lehtësonte komunikacion në qendër të qytetit që është shumë i ngarkuar për momentin. Vendi në të cilën do të duhet të hapet ky bulevard është duke u shfrytëzuar vetëm si vend parkim për vetura.

Me Planin Gjeneral Urbanistik për qytetin e Tetovës, janë paraparë 4 bulevarde kryesore, të cilët janë: bul. “Liria” (M.Tito), “Ilindenit”, “B.Toska” dhe “V.S. Bato” (Industriale), prej të cilave asnjëra nuk është e ndërtuar tërësisht. Deri në vitin 2009 janë bërë investime kapitale në ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardeve dhe rrugëve të reja në rajonin qendror të qytetit të Tetovës si p.sh. zgjerimi dhe ndërtimi i bulevardit të “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime, depërtimi i bulevardit “Iliria”, kurse në periudhën 2009-2013 është depërtuar rruga “B.Kidriç” te posta prej bul. “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime si ajo te bul. “Iliria” me rr. “Jane Sandanski”, që e kanë lehtësuar qarkullimin e automjeteve në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.

Tetovë, hapja bulevardit “Bllagoja Toska” do të rrënojë disa shtëpi

 

Tetovë, hapat e parë për hapjen e bulevardit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button