Tetovë, arrestohen disa valltare që kanë punuar në mënyrë ilegale nëpër klube të natës

Zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë mbrëmë nga ora 23 e 40 minuta deri në orën 01:00 pas mesnate, kanë kryer kontroll në objektin hotilerik “Energy club”, në pronësi të 35-vjeçarit nga Tetova M.A., transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë gjetur tetë femra, nga të cilat gjashtë të huaja dhe dy shtetase të Maqedonisë të cilat janë angazhuar si valltare. Gjashtë shtetaset e huaja janë të moshës prej 22 deri 27 vjet, prej tyre katër janë nga Serbia, ndërsa 1 nga Shqipëria dhe 1 nga Mali i Zi. Policia njofton se ato për një kohë janë dërguar në stacionin policorë për shkak punës ilegale që e kanë bërë dhe më pas janë arrestuar për veprim të mëtutjeshëm të procedurës.

Gjithashtu, pas orës 01:00, është kryer kontrolle edhe në objektin hotilerik “Bailon” të Tetovës, në pronësi të 37-vjeçarit B.M.

Në objekt janë arrestuar tetë femra, nga të cilat dy nga Serbia dhe gjashtë nga Maqedonia të cilat duke vallëzuar i kanë argëtuar të pranishmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button