Gol i bukur i Shaqirit kundër Napolit (Video)

Në një ndeshje përgatitore të luajtur të premten kundër Napolit të Italisë, futbollisti kosovar në fanellën e Bayernit ka shkëlqyer me një gol shumë të bukur nga gjuajtja  e lirë. Futbollisti kosovar ka realizuar golin nga gjuajtja e lirë, pasi ka goditur për mrekulli topin me të majtën e tij nga afro 20 metra distancë, duke e dërguar atë direkt nën shtyllën horizontale të portës së Napolit.

Këtë miqësore Bayerni e humbi 3:2, kurse në ekipin italian u paraqit edhe shqiptari nga Maqedonia Blerim Xhemaili. Që të dy këta futbollistë shqiptarë shfrytëzuan rastin që të bëjnë në foto të përbashkët pas takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button