Greqi, alarm për terrorizëm

Forcat e antiterrorit grek jane vendosur në alarm të kuq pas sulmit kamikaz në Burgas të Bullgarisë, ku gjetën vdekjen gjashtë persona dhe atentatori vetëvrases.

Sipas sherbimeve greke te sigurise, dyshohet se terroristet kishin planifikuar sulme te sinkronizuara ne disa objektiva, por ende nuk dihet shkaku qe ato nuk u kryen. Situata komplikohet edhe me tej pas informacioneve te publikuara ne mediat qipriote, se nje person me origjine libaneze dhe pasaporte suedeze, u ndalua prej autoriteteve te ishullit gjashte dite para incidentit te Burgasit, si i dyshuar per pegatitjen e sulmeve terroriste.

Fatkeqesisht me shume vonese,u konfirmua se i ndaluari kishte kontakte me autorin e ngjarjes se Burgasit, si dhe me persona qe mendohet se jane pjese e veprimtarise se Hezbollat në Qipro dhe Greqi. Per momentin ndaj tij nuk jane ngritur akuza, por po hetohet roli i ketij personi ne sulmin e Burgasit. Autoritetet greke sqaruan se kane kohe qe po monitorijne emigrante arabe, qe dyshohen si pjese e celulave te terrorit ne Europe.  

Sipas burimeve policore greke jane shtuar ndjeshem masat e sigurise ne porte dhe aeroporte ne mbare vendin. Forca policore jane dislokuar ne pikat e cilesuara si objektiva te mundeshem te terroristeve,ndersa ne ishullin e Kretes jane derguar dhjetera agjente te antiterrorit.

Burimet sqarojne se jane marre te gjitha masat per akomodimin dhe sigurine e turisteve izraelite. Masa shtese jane marre dhe ne ishujt e Mykonos dhe Santorinit destinacione te kerkuara prej mijera turisteve qe mberrijne ne Greqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button