Turqia nga eksporti i lajthive fitoi 1.5 miliard dollarë
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/auto_lajthia1513456862.jpg?fit=900%2C675&ssl=1)
Turqia në tegun e jashtën ka shitur rreth 240 mijë ton lajthi në dhjetë muajt e parë të sezonit eksportues, me çka ka regjistruar të hyra prej 1.5 miliard dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vëllimi i eksportit të lajthive nga shtatori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2018 ka regjistruar një rritje prej 26.1 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kalaur, bën të ditur Shoqata e Eksportuesve dhe Prodhuesve të Lajthive të Detit të Zi.
Vëllimi i eksportit të lajthive është rritur për rreth 26 për qind ndërsa vlera e eksportit të lathive shënon rënie për 3 për qind në nëntë muajt e parë të sezonit eksportues, thonë nga Shoqata.
Afër 75 për qind i eksportit të lajthive nga Turqia është realizuar në vendet e Bashkimit Evropian më një vlerë prej 1.1 miliard dollarë.
Turqia është ekportuesi më i madh i lajthive në botë.