Nënë e bir takohen pas 45 vitesh: “Nuk kam rreshtur së kërkuari…”

Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare ishin të ftuar Lumturia dhe Fatjoni, nënë e bir që për 45 vite nuk e kanë parë njëri-tjetrin.

Lumturia është detyruar ta braktisë Fatjonin kur ai ishte 3 muajsh. Kur ishte 16 vjeçe ishte dashuruar me një djalë nga Elbasani dhe kishte mbetur shtatzënë. Kur e mësoi, i dashuri i kërkoi ta hiqte fëmijën dhe e braktisi. Lumturia nga dëshpërimi kishte marrë armën e të atit i cili ishte ushtarak dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Babai e kishte kuptuar, kishte lajmëruar policinë dhe për fat të mirë tragjedia u parandalua, transmeton Blitz.

Prindërit e Lumturies mësuan se ajo është shtatzënë por nuk iu gjendën pranë sepse nuk mund ta pranonin këtë. Lumturia tregoi se kishte qëndruar 3 muaj në maternitet duke e ushqyer djalin me gji. Pas 3 muajsh duhej të largohej nga spitali, babai nuk e linte të merrte djalin dhe Lumturia u detyrua ta braktiste në jetimore.Ajo nuk ka rreshtur së kërkuari djalin të cilin e takoi sot tek “E diela shqiptare” pas 45 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button