De Laurentiis-Cavanit: Vetëm më përmend rritje të pagës dhe do kalbesh në stol

Njeriu i pari i Napolit, Aurelio De Laurentiis i porositi Edinson Cavani se nuk do të pranonte shantazhe për rritjen e pagës.

Pas shitjes së Ezekiel Lavezzi në PSG, kryetari i Napolit vendosi që golshënuesi më i mirë i ekipit Edinson Cavani të mos e braktisë ekipin në këtë periudhë verore. Interes për shërbimet e tij kanë paraqitur Chelsea dhe Juventus. Megjithatë pas refuzimit të ofertës së “Zonjës së Vjetër”, Edinson Cavani dëshiron pagë mes 7 dhe 8 milion eurove për sezon. 

“Ai lirisht mund t’i kërkojë këto 7 ose 8 milion euro, por unë i porosit se do ta përjashtoj nga ekipi dhe do të kalbet në stol nëse atë e përmendën ”, ka deklaruar De Laurentiis për TuttoNapoli.net.

Gjithashtu president i Napolit i përjashtoi spekulimet për shitjen e Marek Hamsik duke theksuar se sllovaku do që të qëndrojë në Napoli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button