Ban kim Moon javën e ardhshme në Shkup

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, më 24 dhe 25 të këtij muaji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Vizita, siç theksohet në kumtesën e sotme të MPJ-së së Maqedonisë, është një mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbim të mendimeve me njeriun e ëparë të organizatës botërore për çështje të shumta aktuale nga agjenda e KB-ve.

“Ban ki Moon do ta informojmë për arritjet e Republikëssë Maqedonisë nga pavarësia e saj dhe gjatë anëtarësimit 19 vjeçarë në KB, për ndërtimin e demokracisë multietnike për kontributin tonë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal,me theks të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, për përpjekjet dhe kontributin tonë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në mbarë botën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button