Avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur Rripin e Gazës

Izraeli ka kryer sulme ndaj 10 objektivave të Hamasit në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se janë kryer sulme ndaj 10 objektivave të Hamasit në tri pozicione në Gaza.

Në deklaratë pretendohet se në mesin e objektivave ndodhet një kazermë si dhe depoja dhe vendi i prodhimit të armëve. Po ashtu pretendohet se sulmet ajrore janë kryer për t’iu përgjigjur raketave të cilat pretendohet se janë shkrepur nga Gaza dhe se Hamasi llogaritet përgjegjës për rritjen e tensioneve.

Hamasi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Avionët luftarakë të Izraelit mbrëmë kanë goditur dy pozicione ushtarake të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, Brigadave İzzeddin Kassam, ku nuk kishte të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button