Kylian Mbappe: Uroj që të luaj në krah të tij

Kylian Mbappe beson se futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, është futbollisti i ri më i mirë i planetit për momentin. Sulmuesi i Paris SG, ka thurur lavde për shokun e ekipit te Francës, pas fitores 3-1 ndaj Italisë, ku Dembele shënoi golin e tretë për “gjelat”, më të bukurin e ndeshjes.

“Për mendimin tim, Ousmane Dembele është futbollisti i ri më i mirë i planetit. Uroj të luajë në krah të tij në Rusi.” – tha Mbappe, i cili gjithashtu konsiderohet nga shumë specialistë si lojtari U-21 më i mirë në Botë, transmeton Telesport.

Mbappe, Griezmann dhe Dembele ka të ngjarë të jenë titullarët e Francës në “Rusi 2018”, pasi duket se kanë fituar duelin me Olivier Giroud, Nabil Fekir dhe Florian Thauvin.

Pasi fitoi miqësoret ndaj Irlandës dhe Italisë, Franca do të luajë kundër SHBA, më 10 qershor në ndeshjen e fundit përgatitëse për Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button