Dhuroi gjithë pasurinë pasi zbuloi se vuante nga kanceri, vdes 32-vjeçari milioner

Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare i riu milioner, i cili dhuroi të gjithë pasurinë e tij për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer. Biznesmeni australian Ali Banat njihej për jetën e tij luksoze, megjithatë vendosi t’i përdorë lekët për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer 3 vite më parë.

Fillimisht mjekët i dhanë vetëm 7 muaj jetë, megjithatë ai arriti të jetojë 2 vite më shumë seç pritej.

Aliu, një i ri mysliman nga Sidnei, vendosi të shesë kompaninë dhe shkoi në Afrikë, ku ndërtoi një Teqe, vend i shenjtë për myslimanët, si dhe një shkollë për fëmijët.

Ai e kishte vënë pasurinë nëpërmjet një kompanie sigurie dhe elektrike. Në një video të bërë virale në internet, e titulluar “Gifted With Cancer”, Aliu e përshkruante diagnozën e tij si një “dhuratë”, pasi i dha mundësi që të ndryshonte.

“Kur zbulon se je i sëmurë dhe nuk je shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që do të lësh. Kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button