Deri 6.000 euro në tregun e zi embrionet me plot rreziqe

“Mbi pesë herë me burrin kam shkuar në Turqi për çështjen e shtatzënisë por nuk kanë pasur sukses. Në Kosovë kam shpenzuar mbi 50-60 mijë euro duke provuar nëpër spitale, në masazhe tek një plak por kurgjo nuk em ka bo. Verën e 2013 jam kanë te halla, ma ka dhënë 1 kilogram mjaltë me përzi me 100 gram biber të zi, nuk kanë shkuar dy muaj mbeta shtazan dhe 2014 më lindi vajzë shnosh e mirë”. është historia e një gruaje teksa tregon  një problem aktual që rëndon mbi mijëra çifte fillojnë ti rreken edhe gjërave më abstrakte në kërkim të fatit.

Pas klinikave më së shumti çiftet u drejtohen hoxhallarëve me shpresën se do të tejkalojnë këtë problem. Në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet dhe sugjerimet e grave që kanë qenë të  prekura nga steriliteti por që në fund e kanë realizuar ëndrrën e tyre duke lindur fëmijë.  

Biznesi me embrione dhe vezorë të sjellë edhe nga Qipro

A.B nga rrethina e Prishtinës ka rrëfyer për Kosova.info të gjitha peripetitë që po kalon pas gjashtë vite martesë. Ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë në ndonjë nga klinikat e jashtme meqë në QKUK mungojnë mjetet. Por ende e ka të vështirë të përcaktohet për shkak të kostos. “Jam duke shikuar edhe çmimin, pasi deri më tani jam shpenzuar goxha”, thotë ajo.

Në klinikën gjinekologjike mungojnë pajisjet e nevojshme  marrë parasysh nevojat në klinikat tjera si onkologji, kardiologji etj. Leandrit Bejtullahuushtrues detyre i klinikës së sterilitetit i ballafaquar me këtë gjendje ka konfirmuar se ka mungesë mjetesh dhe zakonisht pacientët u drejtohen klinikave private. “Jemi të varur prej aparaturës, sepse pa ato ne mundemi t’i kryejmë  veç gjërat bazike, ingjizimet me rëntgen, kalueshmërinë e tubave, metodën e reproduksionit të asistuar. Kam kërkuar donacione në pajisje por nuk ka  pasur ndonjë vullnet për sigurimin e aparaturave për sterilitet”, ka thënë ai. Sipas tij aparaturat për këtë çështje janë të shtrenjta.

Shumica e pacientëve që janë të prekur nga steriliteti i drejtohen klinikave në Shkup dhe Turqi.

Nga disa hulumtime Bejtullahu thotë se janë mosha të ndryshme dhe ka një pjesë që 10 apo 20 vjet që nuk kanë  fëmijë dhe ende përpiqen të bëjnë zgjidhje. Ndonëse numër i madh i pacientëve përpiqen të gjejnë rrugë për zgjidhjen e problemeve të tyre, Bejtullahu mendon se numri i lindjeve asnjëherë nuk ka rënë dhe nuk është problem kombëtarë steriliteti, sa problem individual, emocional.

“Ne mjekojmë sterilitetin femëror, ashtu e kemi repartin. Mirëpo protokolli tek ne e kërkon që së pari mashkulli ti bëjë analizat, që mos të maltretohen femrat nëse problemi është tek burri. Në përgjithësi sipas definicionit ndërkombëtar 1/3 problemit është tek meshkujt, 1/3 tek femrat, dhe 1/3 të dy ndonjë problem”, tha ai.

Në klinikën gjenokologjike shumica e pacientëve i drejtohen vetëm sa për konstatim nëse mund të zbulojnë diçka apo jo dhe vazhdojnë diku tjetër. Në Klinikë nuk ka as laparoskopi e astroskopi pasi mbi 20 vjet kanë funksionuar ndërsa jashtë vendit i ndërrojnë çdo 2-3 vjet.

Aktualisht nuk ka ndonjë evidencë të qartë të çifteve që kanë problemet me sterilitet, por mantelbardhët pohojnë të dhënat mund të konsiderohen alarmante.

Deri në 5.000 euro në klinikat private shkon mbarësimi artificial. Por problemi më i madh qëndron tek kontrolli i embrioneve. Burime tona thonë se disa nga klinikat private sigurojnë vezorë prej Qipros duke  prekur edhe racën tonë. Disa edhe i kanë josh vajzat e reja me gjendje të rëndë ekonomike dhe 1.000 euro ju kanë marrë qelizat vezë. “Ka raste që një grua i është drejtuar një klinike për me mbetur shtatzënë  dhe burri i saj nuk ka qenë fertil, i është marrë sperma dikujt tjetër pa dijeninë e tyre, edhe është bë fëmija, që del që faktikisht nuk është i burrit të vet po krejt i tjetër kujt”, thotë burim yni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button