Jeronimos: Çështja e emrit është punë e Kuvendit dhe jo e kishës

“Nuk e japim emrin tonë, por kjo nuk është punë e kishës, por e Kuvendit”, kështu tha kryepeshkopi i Kishës ortodokse greke, Jeronimos në lidhje me çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, Jeronimos mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës në qytetin Avlonas, ndërsa ish-nënkryetari i Kuvendit grek dhe ish-deputeti i Nova Demokratija (Demokracia e Re), Jorgos Surlas, sipas njoftimit të kishës, ka kërkuar peshkopi “të dërgojë mesazh se askush nuk mund ta jep Maqedoninë”.

“Nuk bëhemi grek vetëm për një moment ose një ditë. Grek jemi çdo ditë, çdo orë. Kisha ka dhënë qëndrim. Qartë tha se askund nuk e japim vendin tonë, por kjo nuk është punë e kishës. Kisha nuk bën protesta, qytetarët e kanë zgjedhur Kuvendin dhe ai është përgjegjës. Grekët janë të hapur që votojnë dhe Kuvendi e udhëheq vendin”, tha kryepeshkopi Jeronimos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button