Është lënduar një fëmijë 4-vjeçar gjatë mbylljes së derës së autobusit

Një fëmijë 4-vjeçar dje e ka lënduar krahun gjatë mbylljes së derës së përparme të autobusit të Ndërmarjes Publike. Fëmija është dërguar në Spitalin e Qytetit ku i janë kostatuar lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në rrugën “Aija Avdoviq” të Hasanbegut mbrëmë rreth orës 20:00 në autobusin numër 65 A me targa të Shkupit të vozitur nga A.D. (41) nga Shkupi, gjatë mbylljes së derës së përparme të autobusit, katërvjeçarit iu është zënë krahu. Pas ndihmës mjeksore të ofruar në spital, fëmija është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button