Griezman në prag të Botërorit: Franca është në rrugë të mbarë

Futbollisti i kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, pas fitores së mbrëmshme në miqësoren kundër Italisë me rezultatin 3:1, tha se përfaqësuesja franceze është në rrugë të mbarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Francezët  në Nicë mposhtën Italinë me golat e Samuel Umtiti në minutën e tetë, Griezmannit në minutën e 29-të nga penaltia dhe të Ousmane Dembe në minutën e 63-të. Golin për “azzurët” e shënoi Leonardo Bonucci në minutën e 36-të.

“Akoma duhet punuar të përmirësojmë disa detaje të lojës sonë, t’i bëjmë lëvizjet më të natyrshme, megjithatë jemi në rrugë të mbarë. Ishte një miqësore, u shfaqëm mirë, megjithatë është me rëndësi se po qëndrojmë stabil mbi tokë”, tha Griezmann.

Franca provoi mbrëmë formacionin e ri 4-3-3 në të cilin Griezmann dhe Kylian Mbappé zëvendësohen në rolin e sulmuesit qendror.

“Është një qasje e re, përpiqemi të gjejmë njëri-tjetrin në fushë duke krijuar sulme të rrezikshme. Thjeshtë, dua të jap maksimumin duke qenë në fushë, më së paku më intereson në cilën pozitë. Përderisa fitojmë, unë jam i lumtur”, theksoi sulmuesi që luan në Atletico Madrid.

Në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik, Franca do të luan në grupin C, bashkë me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button