Gjermani, rrugët dhe shtëpitë përmbyten nga moti i keq (VIDEO)

Për shkak të motit shumë të keq që ka përfshirë Gjermaninë janë regjistruar vonesa dhe anulime në aeroportin Tegel dhe Schonefeld në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Moti i keq ka ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve të Berlinit, ndërsa mediat lokale raportojnë se trafiku ajror u pezullua në dy aeroporte në qytetin gjerman.

Zëdhënësi i aeroportit Berlin-Brandenburg Hannes Stefan Honemann, deklaroi se për shkak të çatisë e cila rridhte është evakuuar aeroporti në Schonefeld. Ai konfirmoi se ekipet janë në terren dhe se aeroporti do të rihapet gjatë ditës.

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në Gjermani

Mediat lokale gjithashtu raportojnë se pemët janë shkulur dhe disa rrugë janë përmbytur në vendbanimet Adlershof dhe Lichtenberg.

Rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur në qendër të Soestit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button