Sergio Ramos për shkak të kërcënimeve ndryshoi numrin e telefonit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, për shkak të mesazheve kërcënuese ka qenë i detyruar të ndryshojë numrin e telefonit, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti mbrojtës i klubit “mbretëror” në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit pati një duel me Mohammed Salah, pas së cilit sulmuesi egjiptian duhej të linte ndeshjen për shkak të lëndimit në shpatull. Madje edhe paraqitja e tij në Kampionatin Botëror erdhi në pyetje. Me sa duket, kjo ka zemëruar simpatizantët e Salahut, kështu që festimi i Ramos për kupën e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, u shndërrua në një makth.

Edhe shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj duelit të Ramos me Salahun, duke e quajtur ndër të tjera “kasap”. Mediat spanjolle pohojnë se lojtari spanjoll duhej të ndryshonte numrin e telefonit për shkak të numrit të madh të thirrjeve dhe kërcënimeve.

Reali në finalen e zhvilluar kundër Liverpoolit në Kiev më 26 maj shënoi fitore me 3:1, duke arritur në titullin e 13-të të kampionëve të Evropës, ndërsa i treti radhazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button