Zajmina me këngë të re

Edhe pse ende nuk ka deklaruar asgjë për dashurinë e saj, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari gjithnjë i këndon dashurisë.

Janë bërë shumë spekulime për jetën e saj private, mirëpo gjithnjë Zajmina i ka demantuar spekulimet duke i quajtur vetëm thashetheme.

Këndimi për dashurinë thotë se e bën të ndjehet mirë, dhe se dashuria për të është arma më e fortë e njeriut.

“Dashuria është një ndjenjë që njeriun e mban të fortë, andaj është një kënaqësi kur i këndon dashurisë. Thuajse të gjitha këngët e mia kanë të bëjnë me tematikë dashurie dhe gjithnjë mundohem të sjell aktualitetin te publiku”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Ajo di ta befasojë publikun dhe tani është duke realizuar një surprizë për adhuruesit e saj, së shpejti do të zbulohet kënga dhe videoklipi i ri i Zajminës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button