Kuvend, vazhdon debati i ashpër për Shkupin 2014-të

Edhe sot në Kuvend do të vazhdojë debati për Projektin Shkupi 2014, i paraqitur nga LSDM-ja opozitare. Projekti kontrovers ka shkaktuar kritika të ashpra nga deputetët e opozitës sipas së cilës Projekti Shkupi 2014 është shpenzim i madh dhe shpenzim kriminal i parave të popullit. 

Opozita akuzoi se me rebalancin e Buxhetit janë shkurtuar mjete nga arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, dhe jo edhe nga ato të dedikuara për këtë projekt i cili fillimisht duhej të kushtojë 80 milionë euro, ndërsa ka tejkaluar 350 milionë euro. Vlerëson se nga aspekti arkitektonik projekti është kiç dhe për arsye, siç theksohet, injorimit të  shoqatave arkitektonike.

Shumica në pushtet theksoi se qytetarët tani më janë prononcuar për Projektin Shkupi 2014 me çka gjashtë herë në zgjedhjet kanë dhënë mbështetje për VMRO-DPMNE-në. Një pjesë e projekteve si Muzeu për luftën revolucionare me vizitueshmërinë e tij, thonë, tani më është rentabil për shkak të së ardhurave për bileta hyrëse, ndërsa bashkë me projektet e tjera kontribuon për rritjen e turizmit. Me projektin, ndër të tjerash, zgjidhet edhe problemi me vendosjen e shumë institucioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button