BTA: Mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare

Më shumë se 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Këto të dhëna janë marrë nga ministrja e Drejtësisë në Bullgari, Cecka Çaçeva, i cila është përjgigjur  dje pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë.

Ajo ka thënë se në vitet e fundit gjithsej janë dorëzuar 17 792 kërkesa për shtetësi bullgare dhe më së shumti janë dorëzuar nga ana e maqedonasve, ndërsa më pas vijnë shtetasit e Serbisë, Turqisë dhe Shqipërisë. Ministrja ka thënë po ashtu se janë rishikuar 16 313 kërkesa ndërsa gjithsej janë dhënë 9 848 shtetësi bullgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button