Gruaja në Fier hipën mbi selinë e PD-së e tenton të hidhet (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një grua ka hipur mbi selinë e Partisë Demokratike dhe po tenton të hidhet, transmeton Albeu.com.
Në pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale, shihet se ajo është varur mbi katin e fundit të ndërtesës.
Bëhet me dije gjithashtu se policia ndodhet pranë për të negociuar me të.
55-vjeçarja quhet Lindita M., banuese “Fermë e Çlirimit” në Fier.
E moshuara ka kërcënuar se do të hipë përsëri për t’u hedhur pasi ka probleme ekonomike.