Stefanoviq: Nikoliqi nuk ka plan për Kosovën

Kreu i ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se në Serbi po krijohet “junta kuq e zi” dhe hodhi poshtë kritikat që i bëhen nga presidenti Tomisllav Nikoliq.

‘Ky është një grup i të njerëzve të paaftë, të padefinuar që nuk kanë kurrfarë plani e programi dhe të cilët, duke baltosur vazhdimisht ekipin negociator të Beogradit, përpiqen të gjejnë alibi’, tha ai duke e kritikuar partinë Përparimtare Serbe dhe liderin e saj Tomisllav Nikoliq.

“Më duket fare e pabesueshme që njeriu i cili më së ashpri ka kritikuar negociatat, i cili bashkë me partinë e tij ka qenë vazhdimisht i njoftuar me të gjitha marrëveshjet, sikundër edhe të gjithë të tjerët në Kuvendin e Serbisë, tashti përpiqet të gjejë diçka të mjegullt, të pabazuar”, vlerësoi Stefanoviq.

‘Kemi të bëjmë me njerëz, të cilët tash e gjashtë muaj përpiqen të gjejnë njëfarë plani famoz për Kosovën’, e që, sipas Stefanoviqit, nuk ekziston fare.

Duke iu përgjigjur pohimit të Nikoliqit se Serbia kurrë nuk ka shkua në Bruksel me propozim a kërkesë të veten, Stefanoviq tha se kjo është një e pavërtetë.

“Më duhet të them se gjithnjë në bisedime kemi shkuar me propozime tona, në mënyrë që në rrethanat e dhëna të marrim rezultat sa më të mirë për Serbinë”, saktësoi Stefanoviq për rel.
Mënyra se si ne i kemi udhëhequr bisedimet, pohoj me përgjegjësi se mbetet vetëm ëndërr e Tomisllav Nikoliqit dhe ekipit të tij të ardhshëm negociator, duke ditur se çfarë vështirësish na presin, shtoi ai.

Rezultatet që ne i kemi arritur dhe aftësitë që ne i kemi treguar janë një plafon i paarritshëm për politikën e Përparimtarëve të Nikoliqit, përkatësisht për juntën kuq e zi që tashti po krijohet në Serbi, përfundoi Stefanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button