Kuvend, me 88 vota “pro” shpallet konkursi për anëtarët e rinj të KSHZ-së
Kuvendi votoi para pak minutash me 88 vota “pro” dhe asnjë “kundër“ shpalljen e konkursit për anëtarët e rinj të KSHZ-së, njofton Alsat M.
Me miratimin e sotëm nga ana e deputetëve i hapet rruga KSHZ-së që të plotësohen vendet vakante, pas shumë muajsh mungesa si shkak i dorëheqjeve të një pjesë të madhe të anëtarëve, pas skandalit me pagat e majme. Por, normalisht në fillim do të duhet të paraqiten kandidaturat për këto vende të lira dhe më pas miratimi i tyre. Ajo që dihet për momentin nga rregullorja është se kryetari i këtij institucioni i takon opozitës.
Ndërsa në këto momente sapo ka filluar diskutimi për votimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj për kompletimin edhe të Qeverisë.