Athina zyrtare: Nuk ka marrëveshja pa “erga omnes” dhe revizion kushtetues

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor, Dimitris Xahakopullos, në intervistë për gazetën greke “Epsilon”, deklaroi se nuk do të ekzistojë marrëveshje nëse nuk pranohet “Erga omnes” (emër për përdorim të përgjithshëm) dhe revizion të Kushtetutës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në intervistë, Xanakopullos tha se në këtë moment nuk ekziston marrëveshje dhe ka mënjanuar të hyjë në detaje në lidhje me zgjidhjen eventuale.

“Derisa nuk merremi vesh për gjithçka, nuk jemi marrë vesh për asgjë. Kështu është në bisedime. Por, ajo që mund të them me siguri të plotë është se erga omnes dhe revizioni kushtetues janë të rëndësishme, gjegjësisht parakushte kryesore që duhet të ekzistojnë në çfarëdo marrëveshje me Ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë”, tha Xanakopullos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button