Lëvizja PYKA apelon: Armët s’janë instrumente muzikore!

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të përdorimit të pakontroluar dhe të çoroditur të armëve gjatë manifestimeve private familijare, që solli deri në incidente ku pjesmarës në këta manifestime u lënduan rrëndë nga të shtënat e pakontrolura.

Rasti i fundit, në Tetovë, si dhe rastet në qytet tjera ku përdorimi i armëve në manifestime familijare solli deri tek plagosja e shumë përsonave, duke inkuaduar edhe femije, për Lëvizjen PYKA është dukuri e rrezikshme, e pa pranueshme, dhe me pasoja, që nuk përkon aspak me 
vlerat dhe traditat tona qytetare, kombëtare dhe fetare.

Dasmat dhe manifestimet tjera familjare janë momente të gëzimit, dhe ashtu duhet të mbesin. Të shtënat me armë, munden shumë lehtë këtë gëzim ta kthejnë në tragjedi, gjë që askush nuk e dëshiron.

Lëvizja PYKA apelon tek të gjitha institucionet, partitë politike, OJQ, bashkësitë fetare, autoritete indiviudale, dhe gjithë shoqërisë në tërësi, që secili me autoritetin e vet që ka në rrethet ku veprojnë, të kontribojnë në eliminim e kësaj dukurie. Aq më tepër, që sot ndodhemi në pragun e fillimit të muajit të Ramazanit, autoritet e lartëpërmendura, ku do që janë, përveç mesazheve të tjera humane që i ka Ramazani, ta përcjelin edhe apelin tek qytetarët së të shtënat nëpër gazmende familjare nuk janë gëzime, por çmenduri, që jo rrallë 
përfundon tragjikshëm.

Lëvizja PYKA çmon lartë kontributin e çdo institucioni dhe autoriteti që do shfrytëzon këtë periudhë për sqarim të dëmit faktik, të sigurisë dhe implikimeve ligjore, ekonomike dhe ekologjike nga të shtënat me armë. Të shtënat me armë s’janë melodi, përfundon reagimin e saj lëvizja PYKA.

Lajme të ngjashme

Back to top button