Një vetëvrasës me bombë kreu sulmin në Burgas

Shpërthimi në autobusin me turistë izraelitë, në të cilin sipas informatave më të reja humbën jetën tetë persona, në qytetin e Burgas, me siguri e ka shkaktuar një vetëvrasës me bombë, deklaroi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Cvetan Cvetanov.

“Atentatin e ka kryer person identiteti i të cilit  ende nuk është konfirmuar. Personi ka pasur patentshoferi të falsifikuar të dhënë në SHBA, në shtetin federal Michigen”, deklaroi ministri.
AI saktësoi se gjatë sulmit kanë humbur jetën tetë persona: gjashtë izraelitë, një bullgar dhe vetëvrasësi me bombë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, deklaroi se sulmin e kanë bërë pjestarë të Hezbollahut. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button