Tiranë, vrasje për hakmarrje

Vrasjet për gjakmarrje vazhdojnë që të trondisin vendin. Gjatë mëngjesit të sotëm, policia e kryeqytetit ka bërë me dije se është vrarë 70-vjeçari Mark Shkreta.

Viktima është babai i Altin Shkretës, i cili vrau më 5 qershor një 9-vjeçar nga Mamurrasi dhe plagosi xhaxhain e tij, gjatë një atentati.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur tek rruga ‘Hoxha Tasim’ në Tiranë, pranë farmacisë 5, ndërsa dyshohet se autori i ekzekutimit ka qënë Jetmir llanaj, babai i Indrit Llanajt, 9-vjeçarit të vrarë në pritë.

Tashmë policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin si autor të vrasjes, i cili vetëm një muaj më parë humbi të birin.

Lajme të ngjashme

Back to top button