Befason Zidane, jep dorëheqjen nga Real Madridi

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka dhënë dorëheqjen, duke e njoftuar vendimin e tij në një konferencë të paparalajmëruar shtypi përpara gazetarëve.

Mediat janë njoftuar me urgjencë për të qenë në në dhomën e shtypit të “Ciudad Deportiva de Valdebebas”. Shpejtësia dhe urgjenca me të cilën është ftuar kjo konferencë shtypi ka shkaktuar të gjitha llojet e spekulimeve dhe thashethemet për të ardhmen e Zidane në stolin e Real Madridit, deri sa ai vetë pranoi se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Zidane ka dalë përkrah presidentit Florentino Pérez, e ka marrë fjalën prej tij, duke komunikuar: “Kam marrë vendimin për të mos vazhduar të jem trajner i Real Madridit vitin e ardhshëm. Po njoftoj sot se largohen nga pankina e Real Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button