Zaev fitoi të drejtën e plotë të sjell vendime për kontestin me Greqinë në emër të LSDM-së

Kryesia Qendrore e LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme ka sjellë vendim që t’i jep të drejtën e plotë kryetarit të partisë Zoran Zaev që të vazhdojë me bisedimet dhe të sjell vendime në lidhje me çështjen e emrit, thuhet në njoftimin nga partia, përcjell Portalb.mk.

Zaev në fjalimin e tij para anëtareve të Kryesisë Qendrore ka theksuar se Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë  më afër gjetjes së zgjidhjes të kontestit me Greqinë dhe në të njëjtën kohë do të ruhet dhe forcohet identiteti maqedonas. Në lidhje me përfitimet nga arritja e marrëveshjes, Zaev i ka theksuar ftesën për anëtarësim në NATO dhe me këtë do të hapet mundësia për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kryesia qendrore njëzëri solli vendim me të cilin i jep të drejtën e plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, të sjell vendime në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, me qëllim që të sigurohet ardhmëri më e mirë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti.

Në mbledhje kryesia ka dhënë përkrahje edhe për propozimet për kandidat për ministra dhe zëvendës ministra në Qeveri nga radhët e LSDM-së: Renata Deskoska për ministre e drejtësisë, Petar Atanasov për zëvendës ministër për arsim dhe Andrej Zhernovski për zëvendës ministër për punë të jashtme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button