Zoran Zaev publikoi raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë, ja cilat ndryshime u bënë për 365 ditë (VIDEO)
Me “365 ndryshime, në 365 ditë. Çdo ditë Maqedonia ndryshon për të mirë”, kryemininistri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrat, sot prazantoi raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë, raporton Portalb.mk.
Raportin e punës 1-vjeçare në gjuhën maqedonase mund ta gjeni: KËTU.
LEXO: Raporti i Qeverisë vetëm në maqedonisht, ende s’është përkthyer në shqip
Si një nga ndryshimet, në të cilat kryeministri Zaev foli më shumë dhe më gjatë, ishte, siç e cilësoi ai, miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe pse raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë, nuk e ka të përkthyer as në gjuhën shqipe.
“Një shoqëri për të gjithë, një shtëpi për të gjithë. S’ka më revanshizëm. S’ka ndarje partiake. S’ka ndarje etnike. Në këtë mënyrë e propozuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili do të zgjerojë përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20 për qind i qytetarëve, në përputhshmëri me kushtetutën dhe amendamentin 5. Ligji u mundëson qytetarëve të komunikojnë me institucionet shtetërore, në gjuhën e tyre amtare, dhe me këtë, edhe më lehtë dhe në mënyrë më efikase t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Ligji garanton edhe përdorimin adekuat të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve tjera, të cilat janë në përdorim zyrtar, në disa njësi të qeverisje lokale. Unë jam i sigurt, se ajo çfarë ofrohet në Republikën e Maqedonisë, është shoqëri e të gjithëve”, tha Zaev duke folur për ligjin e gjuhëve, i cili ishte prioritet i koalicionit qeveritar LSDM -BDI.
LEXO: Zaev: Te Porta Triumfale së shpejti do të vendoset numëratori i borxhit publik
Në fushën e ekonomisë, kryeministri Zaev si ndër ndryshimet kryesore e cilësoi rritjen e rrogës minimale dhe mesatare, heqjen e taksës radiodifuzive si dhe përkrahjen financiare që iu dha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Kemi ndryshuar kursin ekonomik të shtetit. Maqedonia është shtet i rritjes së pagave. Më shumë para shkojnë për qytetarët, për jetë më të mirë”, tha Zaev duke numëruar ndryshimet siç qëndrojnë më poshtë.
- 90 mijë qytetarë sot marrin rrogë minimale më të lartë, më së paku 2000 denarë më shumë në muaj;
- Rroga mesatare në Maqedoni është më e lartë për 5.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar;
- Me buxhetin e vitit 2018, kemi ndarë 3.1 miliardë denarë, apo 46% më shumë se periudhën paraprake.
- 645 milionë denarë u ndanë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;
- Kemi siguruar 16 investime të huaja, në vlerë për 200 milionë euro për një vit. Ku nga të cilat parashihen 2,700 punësime. Janë harxhuar 0 denarë të qytetarëve, kurse kjo gjatë 10 vjetëve të kaluar ka qenë 250 milionë euro për 23 investime të huaja;
- Rrymë elektrike më e lirë;
- S’ka taksë radiodifuzive;
- Janë rritur subvencionet për bujqësi;
- Është rritur çmimi eksportues i duhanit;
- 424 bujq të rinj kanë marrë grante me nga 10 mijë euro që të nisin biznes agro personal dhe
- 656 mijë bujqve do t’ju kthehet tatimi personal.
“Ne jemi caktuar për projekte reale që mundësojnë rritje ekonomike, e jo për përmendore dhe fasada. Dhe kjo është ndryshimi”, tha Zaev.
Fusha e shëndetësisë është fusha me më së paku ndryshime.
- 50 për qind e barnave me receta janë me çmim më të ulët dhe
- zgjerimi i rritjes së listës së barnave pozitive dhe terapi.
Në fushën e sigurisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha: “Duke shtuar sigurinë te qytetarët, ne rrisim besimin”, me çka veçoi ligjin për Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim dhe vënien në funksion të mekanizmit kontrollues të punës së policisë.
- Kemi vënë në funksion mekanizëm të jashtëm të pavarur për mbikëqyrje të punës së punonjësve policor;
- Policët u bënë të sigurt në komunikacion:
- Ndryshime në punën e grupeve të sigurisë dhe
- Ndryshime në punën e grupeve të agjentëve.
Në fushën e arsimit, Zaev tha: “Arsim, në të cilin mësohet” dhe numëroi ligjet e miratuara, që sipas tij, efektet ndihen menjëherë nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
- Realizojmë arsim pa trysni;
- Është shkëputur testimi ekstern;
- Kemi reviduar programin e Kembrixhit;
- Nxënësit do të kenë më pak orë dhe
- Sollëm ligj të ri për arsim të lartë.
Në fushën sociale, Qeveria e Maqedonisë për një vit ka arritur të fus në fuqi ligjin për falimentues dhe të realizojë 300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe.
- hyri në fuqi ligji për falimentues dhe u rregullua jeta e 5 mijë falimentuesve;
- u mundësua përfshirje të rinjve në tregun e punës;
- u mundësua asistencë personale për personat me nevoja të veçanta;
- u mundësua participim i fëmijëve në sigurim shëndetësor të fëmijëve me ndihmë sociale;
- 300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe dhe
- futje në zbatim punën në dy ndërrime në çerdhe dhe institucione parashkollore.
Në fushën e infrastrukturës dhe ujësjellësit e kanalizimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e paraqiti si tërësisht funksional korridorin 10, njoftoi se do të ndërtohen 800 kilometra për rrugë të shpejta, dhe se 24 komunave do t’ju sigurohet ujësjellës dhe kanalizim.
- 800 kilometra rrugë për 280 milionë euro;
- Korridori 10 tërësisht është funksional;
- Ndërtohen hekurana në korridorin 8;
- Ndërtohet gazifikimi i Republikës së Maqedonisë dhe
- 24 komuna do të fitojnë ujësjellës dhe kanalizim.
LEXO: Zaev premton se do ta heqin gardhin rreth ndërtesës së Qeverisë
Në fushën e transparencës institucionale, kryeministri Zaev tha: “Qeveri e hapur, në vend të një qeverie e cila fsheh”, e ndërkaq për fushën mediale, ai tha: “Përherë të parë, pas një dekade, punëtorët medial janë liruar nga trysnitë, në vend të sulmeve brutale ndaj tyre”.
- Të gjitha të dhënat dhe harxhimet janë publike;
- Fakt janë edhe ndryshimet në sferën mediale;
- Strategji e re për reformat në sektorin gjyqësor;
- Nuk ka më trysni ndaj gjykatësve;
- Janë miratuar ndryshimet ligjore për ligjet për gjyqësor, dëshmitarë dhe fishkëllyes;
- Proceset gjyqësore u hapën tërësisht para publikut;
Në fushën e administratës publike janë këto ndryshime:
- Kemi rritur numrin e shërbimeve elektronike;
- Zbatojmë digjitalizim në sigurim të një qasje sa më të mirë të qytetarëve në informata dhe shërbime dhe
- Realizojmë politika për administratë profesionale.
U tha gjithashtu se në fushën e rruajtjes së trashëgimisë kulturore, Qeveria e Maqedonisë arriti të mbajë Ohrin nën mbrojtjen e UNESCO-s.
LEXO: Referendum në vjeshtë, Zaev nuk e zbulon përcaktuesin për emrin
U përmend edhe procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi, ku kryeministri Zaev deklaroi: “Jemi duke u përpjekur që të ruajmë identitetin” me çka përsëriti qëndrimin se do të ketë referendum.
LEXO: Deklarohen dy Lëvizjet BESA për funksionimin e tyre në Kuvend
LEXO: Maqedoni, është caktuar data kur do të votohen ministrat e rinj
Përndryshe, pas një viti ndryshim të pushtetit në Maqedoni, rënies së Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së dhe ardhjes në së Zoran Zaevit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, të premten, më 1 qershor do të ndodhin edhe ndryshime në të.
Fillimisht, si koalicion qeveritar ishin LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Por pas gjashtë muajve, ASH-ja doli nga qeveria dhe po aq kohë zgjatën edhe bisedimet për futjen e subjekteve të tjera politike në Qeveri.
Nëse më 1 qershor të 2018-s votohen emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave, pjesë e Qeverisë zyrtarisht do të bëhen: LSDM, BDI, Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi, PDSH me kryetar Menduh Thaçi, Lidhja e Romëve me kryetar Amdi Bajram si dhe partia e Turqve.