Miliarderi rus Abramovich bëhet shtetas i Izraelit

Miliarderi rus me famë botërore dhe pronari i klubit futbollistik anglez Chealsea, Roman Abramovich ka marrë shtetësinë e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës “Jerusalem Post”, miliarderi i njohur Abramovich dje me avionin privat ka udhëtuar në Izrael për të marrë shtetësinë e Izraelit.

Abramovich, i cili ka arritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, është takuar me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka marrë letërnjoftimin e Izraelit.

Në disa media pretendohet se shtetasi i Rusisë ka kërkuar që të marrë shtetësinë e Izraelit për shkak të vonesave që po i përjeton gjatë aplikimit për rinovimin e vizës britanike.

Një burim i afërt me Abramovich-in, në një deklaratë për “Jerusalem Post” ka refuzuar pretendimet dhe ka thënë se Abramovich është “shumë i lidhur” me Izraelin dhe se ai planifikonte për një kohë të gjatë të marrë shtetësinë e Izraelit dhe se tani ëndrra e tij është bërë realitet.

Burimi, emri i të cilit nuk është identifikuar, pretendon se lajmet për refuzimin e aplikimit për vizë të Abramovich-it në Britani nuk e reflektojnë të vërtetën dhe se biznesmeni rus jeton në Britani të Madhe me vizën e “investuesit special”.

Ndërkaq ka tërhequr vëmendjen se Abramovich nuk ka marrë pjesë në ndeshjen finale të Kupës së Federatës më 19 maj, ku Chelsea shënoi fitore ndaj Manchester United me rezultat 1-0.

Mediat britanike pretendonin se ka skaduar afati i vizës britanike të Abramovich-it dhe se ai nuk ka mundur të marrë pjesë në finalen e kupës për shkak se nuk e kishte rinovuar vizën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button