Kryemadhi: Rama të largohet, tashmë është i vetëm

Pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet nga detyra, transmeton Mapo.

I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit, t’i thërrasë ndërgjegjies dhe të dorëhiqet. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe të largohet. Ai është kthyer në një send dhe objekt të vjetër. Nëse Edi Ramës i dhumbset më shumë kauçuku i derës së Kryeministrisë se sa e ardhmja e shqiptarëve, shqiptarët kanë një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian”, tha Kryemadhi.

“Rama të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, të tërhiqet, të largohet sepse tashmë është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm ministrat dhe drejtorët e kanë lënë vetëm. Nuk ka zgjidhje tjetër ta largohet për t’i dhënë mundësi Shqipërisë për t’u hapur negociatat”.

Kryetarja e LSI shprehu falenderimet edhe për qytetarët e punonjësit e policisë, por dënoi dhunimin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

“Në emër të të gjithë atyre simpatizantëve të LSI që morën pjesë në protestë, falenderoj të gjithë qytetarët. Protestat qytetare të opozitës e afrojnë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian. Dua të falenderoj të gjithë ata policë që kryenë detyrën e tyre me ndershmëri. Por dua të dënoj edhe ata që dhunuan kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button