BDI: koalicioni PDSH-LSDM joparimor dhe i panatyrshëm

Koalicion joparimor dhe i panatyrshëm. Kështu e ka cilësuar Bashkimi Demokratik për Integrim fillimin e bashkëpunimit mes PDSH-së dhe LSDM-së.

Kjo parti ironizon e habitur se si u zhdukën në një çast akuzat në adresë të njëra-tjetrës dhe armiqësitë e derivonshme të Thaçit dhe Cërvenkovskit, duke e quajtur një nismë të tillë si “koalicion interesash të ngushta”.

“Vlerësimi i BDI-së është që ky koalicion do të jetë i pasuksesshëm sepse është joparimor edhe në aspektin ideologjik por edhe për shkak të retorikës politike që deri më tani ka bërë PDSH dhe deklaratave të ndryshme kundër njëri tjetrit. Kjo flet më së miri për karakterin edhe të vetë kryetarit edhe të vetë partisë, pra edhe botëkuptimit që kanë për politikëbërje. Ndryshe flasin, e ndryshe punojnë. Problemi më i madh do të jetë se shqiptarët nuk do e pranojnë aq kollaj këtë bashkëpunim dhe koalicion, sepse e dinë mirëfilli që e gjithë kjo bëhet për interesa personale dhe interesa të rrethit të ngushtë të kryetarit të PDSH-së dhe jo për interesa të shqiptarëve. Sepse shqiptarët kanë të tjera interesa dhe prioritete, nuk kanë interes dhe prioritet rregullimin e interesave private të grupit dhe kryetarit të PDSH-së”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button