VMRO-DPMNE, koalicioni Thaçi-Cërvenkovski i “natyrshëm”

VMRO-DPMNE e quan të natyrshëm koalicionin mes Menduh Thaçit dhe Branko Cërvenkovskit, pasi sipas kësaj partie, “janë ata të njëjtit që kanë akuzuar dhe fyer njëri-tjetrin, kurse sot bëhen bashkëpunëtorët më të mirë”.

“Kjo ka ndodhur kështu, sepse ata i ndajnë vlerat dhe moralin e njëjtë, sepse për ta politika nuk ka princip, nuk ka rregulla, nuk ka dinjitet dhe nuk vlen fjala e thënë. Për këtë sjellje nënçmuese kundrejt qytetarëve, jemi më se të sigurt se do të jenë të dënuar dhe do t’i humbasin bindshëm zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
“Duke marrë parasysh të tërë atë që ia kanë thënë njëri-tjetrit Menduh Thaçi dhe Branko Cërvenkovski, ndërsa sot bëhen bashkë në bazë të principit për koalicion me Lupço Georgievskin, lirisht mund të konstatojmë se ky është koalicion ku nuk vlejnë fjalët e thëna”, vijon më tej reagimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button