Matthew Nimetz vjen në Shkup

Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, mbërrin në Shkup më 25 korrik. Nimetz do ta shoqërojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

“I dërguari im special për këtë çështje do të më shoqërojë në Shkup dhe do të ketë mundësi të realizojë bisedime me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski. Për fat të keq, ky kontest për emrin po zgjat shumë gjatë. Unë u bëra thirrje liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë për të mirën e tyre dhe me rëndësi për ta është që të tregojnë fleksibilitet dhe ndjesi për kompromis”, deklaroi Ban Ki Moon duke iu përgjigjur pyetjes nëse është i brengosur që kontesti mes dy vendeve ende nuk është zgjidhur, transmeton gazeta serbe “Politika”.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski konfirmoi se pritet që sekretari i përgjithshëm i KB-ve ta shfrytëzojë vizitën dhe të njoftohet me bisedimet për kontestin me emrin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button