Kosova, vendi i nëntë më i mjerë në botë

Ekonomia greke po përkeqësohet dita ditës, e njerëzit në këtë vend janë të brengosur edhe për mungesë të lidershipit dhe për masat e dështuara të kursimit. Por, në listën e vendeve më të mjerueshme në botë, Greqia nuk futet as në 50-shen e më të këqijave.

Në fakt, është Kosova ajo që futet në Top 10-she. Dhe, derisa Qeveria jonë tregon përralla për Kosovën, për “sukseset” e saj, sidomos ekonomike, “Business Insider” e vendosë Kosovën në vendin e nëntë më të mjerë në botë, mes Nepalit dhe Bjellorusisë, aty ku nuk gjendet as Etiopia, as Bangladeshi, as Guinea… Dje ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti 2012 është vit historik për Kosovë. Mbase ia ka qëlluar!

Indeksi i mjerimit, një teori ekonomike e krijuar nga Arthur Orkum, përmbledh papunësinë e një vendi dhe normat e inflacionit, për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më i keq është një vend), shkruan “Business Insider”.

Arsyetimi: Ju mund të kuptoni shumë për një ekonomi nga shkalla e rritur e papunësisë, si dhe për popullatën që mund t’ia lejojë vetes pak e më mallra të kërkuara.

“Business Insider” ka përmbledhur 197 shtete dhe territori – që nga Afganistani e deri tek Zimbabveja – për hartimin e Indeksit të Mjerimit të vitit 2012.

Rezultatet janë bazuar në të dhënat e “CIA World Factbook”, që vlerëson shifrat për shtetet dhe territoret që nuk kanë agjenci lokale të besueshme të raportimit.

Në 20-shen e shteteve më të mjera janë:
#20: Irani
Indeksi i mjerimit: 37.8%
Inflacioni CPI (Indeksi i çmimeve të konsumit): 22.5%
Papunësia: 15.3%
Burimi: CIA Factbook
#19: Afghanistan
Indeksi i mjerimit: 42.7%
Inflacioni CPI: 7.7%
Papunësia: 35.0%
Burimi: CIA Factbook
#18: Rripi i Gazës
Indeksi i mjerimit: 45.0%
Inflacioni CPI: 5.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#17: Bosnja dhe Hercegovina
Indeksi i mjerimit: 47.1%
Inflacioni CPI: 3.8%
Papunësia: 43.3%
Burimi: CIA Factbook
#16: Svazilandi
Indeksi i mjerimit: 48.0%
Inflacioni CPI: 8.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#15: Ishujt Marshal
Indeksi i mjerimit: 48.9%
Inflacioni CPI: 12.9%
Papunësia: 36.0%
Burimi: CIA Factbook
#14: Haiti
Indeksi i mjerimit: 49.9%
Inflacioni CPI: 9.3%
Papunësia: 40.6%
Burimi: CIA Factbook
#13: Kenia
Indeksi i mjerimit: 51.0%
Inflacioni CPI: 11.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#12: Senegali
Indeksi i mjerimit: 51.4%
Inflacioni CPI: 3.4%
Papunësia: 48.0%
Burimi: CIA Factbook
#11: Lesoto
Indeksi i mjerimit: 52.2%
Inflacioni CPI: 7.2%
Papunësia: 45.0%
Burimi: CIA Factbook
#10: Bjellorusia
Indeksi i mjerimit: 53.4%
Inflacioni CPI: 52.4%
Papunësia: 1.0%
Burimi: CIA Factbook
#9: Kosova
Indeksi i mjerimit: 53.6%
Inflacioni CPI: 8.3%
Papunësia: 45.3%
Burimi: CIA Factbook
#8: Nepali
Indeksi i mjerimit: 53.8%
Inflacioni CPI: 7.8%
Papunësia: 46.0%
Burimi: CIA Factbook
#7: Jemeni
Indeksi i mjerimit: 55.0%
Inflacioni CPI: 20.0%
Papunësia: 35.0%
Burimi: CIA Factbook
#6: Namibia
Indeksi i mjerimit: 56.5%
Inflacioni CPI: 5.3%
Papunësia: 51.2%
Burimi: CIA Factbook
#5: Xhibuti
Indeksi i mjerimit: 66.0%
Inflacioni CPI: 7.0%
Papunësia: 59.0%
Burimi: CIA Factbook
#4 Turkmenistani
Indeksi i mjerimit: 75.0%
Inflacioni CPI: 15.0%
Papunësia: 60.0%
Burimi: CIA Factbook
#3: Burkina Faso
Indeksi i mjerimit: 80.6%
Inflacioni CPI: 3.6%
Papunësia: 77.0%
Burimi: CIA Factbook
#2: Liberia
Indeksi i mjerimit: 95.0%
Inflacioni CPI: 10.0%
Papunësia: 85.0%
Burimi: CIA Factbook
#1: Zimbabve
Indeksi i mjerimit: 100.6%
Inflacioni CPI: 5.6%
Papunësia: 95.0%  /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button