Fshatrat e Kumanovës lirohen nga faturat për ndriçimin rrugor

Banorët e pjesës rurale të Kumanovës nuk do të paguajnë taksa komunale për ndriçim publik, nëse në lagjen ose në rrugën e tyre nuk ka ndriçim, vendosën këshilltarët  e komunës së Kumanovës pas propozimit të kompanisë kompetente “Kumanovo Parking”.

Banorët e fshatrave Bellakovce, Murgash, Dovezence, Novoseljane, Kosmatac, Skackovc, Vincë, Zubovc, Pezovë, Kshanjë dhe Zhivinjë  mundet të dorëzojnë kërkesë, fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportë të afatizuar dhe faturën e fundit të pagesës për rrymë elektrike.

Administrata lokale do t’i dorëzojë ftesë të përshtatshme dhe do t’i dorëzojë kërkesat deri te EVN me çka banorët do të lirohen nga taksa komunale për ndriçim publik. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button